Rebelët mohojnë vrasjen e diplomatit italian në DR Kongo

Share

Një grup rebel Hutu, të njohur si Forcat Demokratike për Çlirimin e Ruandës (FDLR), ka mohuar çdo rol në vrasjen e së hënës të ambasadorit të Italisë në Republikën Demokratike të Kongos.

Luca Attanasio, 43 vjeç, vdiq në spital pasi autokolona e Kombeve të Bashkuara ku ai po udhëtonte u sulmua pranë qytetit lindor të Goma, shkruan Reuters.

Një oficer i policisë ushtarake italiane që udhëtonte me të dërguarin dhe një shofer kongolez u vranë gjithashtu.

Ministria e brendshme e DR Kongos akuzoi grupin rebel FDLR se ishte pas sulmit.

Por zëdhënësi i grupit e ka mohuar akuzën, transmeton arbresh.info.

“Më shumë se 100 grupe të armatosura veprojnë këtu, ne nuk e dimë pse na lidhën me sulmin. Ne nuk kishim ndonjë rol në atë atentat të neveritshëm, ”tha Cure Ngoma për BBC Great Lakes.

Ngoma tha se “kushdo që do të identifikohet si përgjegjës për sulmin duhet të dënohet ashpër”.

Në një deklaratë, grupi i armatosur tha se sulmi ndodhi në një zonë ku të dy, Kongo dhe Ruanda kishin prani ushtarake – kështu që çdo hetim duhet ta marrë atë parasysh./arbresh.info/


Share

Komente