Refuzim apo ulje e standardeve për t’u anëtarësuar në BE për Ukrainën

Shpërndaje lajmin

Ukrainës do t’i duhen dekada për t’u pranuar në Bashkimin Evropian, thotë presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Evropian, ai sugjeroi që Ukraina të bëhet pjesë e një “komuniteti paralele evropian’ ndërsa pret vendimin e BE-së.
Kjo tha Marcron do t’u lejojë vendeve joanëtare të BE-së që të bëhen pjesë e arkitekturës së sigurisë në rrugë të tjera.
Ukraina nisi procesin e aplikimit për të hyrë në BE në shkurt të këtij viti, katër ditë pas pushtimit nga Rusia.
“Ne të gjithë e dimë se procesi për t’u anëtarësuar kërkon disa vjet, ndoshta disa dekada”, tha Macron të hënën.
“Kjo është e vërteta ose ne do të duhet të ulim standardet për anëtarësimin”, shtoi presidenti francez, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published.