‘Regjistri i abuzuesve do të jetë online’, Xhixho: Databasa mekanizëm parandalues

Shpërndaje lajmin

Deputetja Erisa Xhixho është shprehur se regjistri i abuzuesve seksualë nga janari i vitit 2023 do të jetë online, në e-albania.
Në një intervistë për Euronews Albania, Xhixho theksoi se databasa është një mekanizëm parandalues për rastet e abuzimit seksual.
Ajo shtoi se qytetarët kanë mundësi që të gjejnë emrin e personit që ka qenë i dënuar më parë.
“Është e rëndësishme që kjo iniciativë, e cila  ishte e imja arriti të miratohej në korrik dhe tashmë Shqipëria zotëron një mekanizëm ligjor për parandalimin e abuzimit ndaj fëmijëve sidomos në institucionet e edukimit.
Është një mekanizëm parandalues. Është duke u përgatitur databasa që do të jetë i aksesueshëm në E-albania. Qytetarët kanë mundësi që të gjejnë emrin e personit që është i dënuar. Sfida më e madhe do të jetë në implementimin e regjistrit që fillon nga janari i vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për persona që kanë vepra penale për krime seksuale”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU: 

Abuzimet seksuale në Shqipëri janë në rritje, sipas Policisë
Abuzimet seksuale, Tibjona Salillari apelon për ashpërsim të masave për përdhunuesit
Tushi për abuzimet ndaj të miturve: Ky nivel i lartë i pedofilisë duhet trajtuar si ‘turp kombëtar’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *