Regjistrohet numër më i ulët shpendësh në Liqenin e Ohrit dhe Prespës
Ditët e fundit është duke u mbajtur censusi ndërkombëtar i shpendëve në Shqipëri.
Ndryshimi i kushteve klimatike dhe dimri më i butë këtë vit ka ndikuar në rënien e numrit të shpendëve në liqenin e Ohrit, ndërkohë që mungojnë llojet e reja.
“Nga të dhënat e para të grumbulluara nga cencusi, për shkak të klimës të butë pritet numër më i ulët i shpendëve. Shpendët zakonisht vijnë nga veriu i Europës, në qoftë se në veri dhe sivjet presim një numër me të ulët. Shpendët që kemi rastisur këtë vit janë të njëjtët me vjet, pra nuk ka shpendë të rinj, por numri është më i ulët .”- shprehet Gani Bego, specialist i ADZM-së.
E njëjta situatë paraqitet dhe në liqenet e Prespës. Në numrin e ulët të shpendëve ka ndikuar dhe ulja drastike e nivelit të ujit në këto liqene.
“Dimri aktual këtë vit është më i butë ndërkohë numri i shpendëve është më i ulët ndërsa si numër llojesh është pothuajse i njëjtë. Si risi në fakt shohim edhe madhësinë e tufave, distancën e tyre me bregun e liqenit dhe shohim që ka disa ndryshime për shkak se në liqenin e Prespës kemi ulje drastike të nivelit të ujit, dhe kuptohet që pjesa e kallamishtave është shumë e rëndësishme si habitat.”- thotë Spase Shumka, profesor mjedisi.
Censusi i shpendëve zhvillohet për dy ditë rresht në 3 shtete, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi të cilat lagen nga liqeni i Ohrit dhe i Prespës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Do ketë tensione”, analisti: Barrikadat do rikthehen ditën e Pavarësisë së Kosovës
Satelitët në hapësirë, zyrtari i kompanisë amerikane: Janë trajnuar 20 zyrtarë
Spahiu: Salianji një nga njerëzit më të talentuar në PD, ka perspektivë në parti