Rekomandohet heqja e masave kundër COVID-it në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje lajmin

Komisioni i Sëmundjeve Infektive në Maqedoninë e Veriut rekomandoi heqjen e të gjitha masave kufizuese për përballjen me Covid-19.
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë, u la në fuqi vendimi për mbajtjen e detyrueshme të maskave në objektet shëndetësore, farmaci, transportin publik dhe shtëpitë e të moshuarve.
Kjo përfshin edhe kufizimet apo kushtet për hyrje në bare dhe restorante, apo edhe objekte të tjera.
Pak ditë më parë, qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për heqjen e certifikatave të vaksinimit dhe tamponëve kundër koronavirusit për të hyrë në këtë shtet.
LEXONI GJITHASHTU

Maqedonia e Veriut heq kufizimet kundër COVID për të kaluar kufirin

Leave a Reply

Your email address will not be published.