October 21, 2021

Rekord vota të pavlefshme në zgjedhjet e Shqipërisë

Shpërndaje lajmin

Është bërë e ditur se një rekord fletësh votimi janë shpallur të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Deri më tani KQZ ka numëruar gati 563 932  vota të hedhura në 1894 kuti votimi në gjithë vendin, por ajo që bie në sy është numri i lartë i fletëve të votimit të pavlefshme.

Referuar të dhënave të deritanishme të KQZ-së, janë shpallur të pavlefshme 28 854 fletëvotimi ose më tepër se 5.4 % e totalit të hedhura në kutitë e votimit, raporton abcnews.al.

Kjo shifër është rekord krahasuar me zgjedhjet e 2017, në të cilat u konstatuan 2 për qind fletëvotimi të pavlefshme.

Ndërkohë një ndër arsyet kryesore dyshohet se është fleta e re e votimit, ku qytetarët duhet të bënin kujdes dhe të zgjidhnin partinë dhe një nga kandidatët e partisë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *