Renditja e “Reporterëve pa Kufij”: Rohde thotë se Kosova ka performancën më të mirë në rajon

0
Shpërndaje lajmin

Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, i është gëzuar renditjes për pesë vende më lart të Kosovës në organizatën “Reporterët pa Kufij”.

Rohde thotë se Kosova ka arritur përparim të mëtejshëm në lirinë e medias për dy vjet radhazi, duke u renditur në vendin e 56-të në botë këtë vit.
“Lajm i mirë në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit: Sipas Indeksit të ri të Ditën Ndërkombëtare të Shtypit nga Reporterët pa Kufij, Kosova ka arritur përparim të mëtejshëm në lirinë e medias për dy vjet radhazi, duke u renditur në vendin e 56-të në botë këtë vit”
Tutje, Rohde vlerëson se Kosova me ngritje për pesë vende nga viti i kaluar është sërish ndër vendet me performancën më të mirë në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *