September 18, 2021

Reporterët pa Kufi kritikojnë “arrogancën” e Ramës në zgjedhjen e AMA

Shpërndaje lajmin

Një nga organizatat më të mëdha të lirisë së shtypit në botë, Reporterët pa Kufi, dënoi zgjedhjen e Armela Krasniqit si kryetare e bordit të AMA javën e kaluar, duke e konsideruar këtë zgjedhje “një demonstrim arrogant” i pushtetit.

Edi Rama duke shpallur fitoren në zgjedhjet parlamentare në Tiranë më 28 prill 2021. Foto: LSA

Reporterët pa Kufi e cilësuan zgjedhjen e Krasniqit në krye të AMA-s një kërcënim të lirisë së shtypit.

“Deputetët e partisë së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama zgjodhën ish-zëdhënësen e tij si kryetare të rregullatorit të medias,” shkruhet në deklaratë, ku theksohet se një institucion i tillë duhet të jetë i pavarur.

“@RSF_inter e dënon këtë demonstrim arrogant të pushtetit që kërcënon lirinë e shtypit,” vijon më tej deklarata.

Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi më 7 korrik Armela Krasniqin si krytare të bordit të Autoritetit të Medias Audiovizive, pavarësisht kërkesave të hapura të Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për të mos e bërë.

Lexo më shumë:

Rama sfidon Brukselin dhe zgjedh bashkëpunëtoren e ngushtë në krye të AMA

‘Opozita parlamentare’ i hap rrugën kontrollit njëpartiak të AMA dhe RTSH

Gara për kryetarin rrezikon të rrisë ‘tutelën e qeverisë’ mbi AMA-n


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *