Reshje bore në Juglindje dhe Verilindje të Shqipërisë

Share

Kanë nisur mbrëmjen e sotme reshjet e borës në juglindje dhe verilindje të vendit.  Ulja e ndjeshme e temperaturave në qytetin e Kukësit është shoqëruar me reshjet e para të borës qe kanë nisur këtë mbrëmje dhe arrijnë  deri në 5 cm. 

Reshje bore ka patur edhe në fshatrat e ulëta malore, ndërsa në ato të larta nisen gjatë ditës. Borë ka edhe në shpatet malore të segmentit Fushë-Dukagjin të Rrugës së Kombit, por pa probleme në lëvizjen e automjeteve.

Lëvizja në akset rrugore nacionale dhe ato bashkiake nuk paraqesin problem pasi akset janë të qarkullueshme. Ndërsa mjetet e kontraktuara në rrugët nacionale dhe Rrugën e Kombit mbeten në gatishmëri për përballimin e situatave të mundshme.

Policia Rrugore me qëllim shmangien e aksidenteve apelon qytetarët që të jenë të pajisur me goma dimërore, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të ulin shpejtësinë.

Po kështu edhe Pogradeci dhe Korça janë përfshirë nga reshjet e dëborës, por deri më tani nuk raportohet për probleme në këtë aks rrugor.


Share

Komente