April 15, 2021

Reshje të dendura bore nga jugu në veri, ARRSH zbulon zonat problematike

Shpërndaje lajmin

ARRSH ka njoftuar se reshjet e dendura të borës do të vijojnë edhe gjatë natës.  ARRSH njofton se situata paraqitet problematike veçanërisht në Qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Korçës.

“Sipas informacioneve nga strukturat përkatëse, reshjet e borës do të vazhdojnë me intensitet të lartë edhe gjatë natës dhe për këtë arsye ARRSH ka koordinuar punën me Policinë e Shtetit për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve në akset problematike pa goma dimërore apo zinxhirë.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë përdorimin e gomave të dëborës, apo zinxhirëve gjatë lëvizjes në akset problematike, pasi bllokimi i tyre në rrugë pengon punën e borëpastrueseve.“, bën me dije ARRSH.

Situata paraqitet si më poshtë:

RAJONI VERIOR

Në aksin Trebisht- Doganë (Xhepisht) ka reshje borë 30-35cm, qarkullohet me zinxhirë.
Vijojnë reshje me intensitet të lartë në akset Klos – Peshkopi. Në Qafën e Buallit reshjet shoqërohen me erë të fortë.
Segmenti Urë Cereneci – Klenjë, ka reshje dëbore 30 – 35cm, shoqëruar me erë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Qafë Bualli – Krastë, 20 – 25cm borë, rekomandohet qarkullimi me zinxhirë
Segmenti Kuben – Vasije, reshje dëbore që arrijnë 30-40cm, kalohet me zinxhirë.
Peshkopi – Qafë Draje rreth 5-10cm bore, kalohet pa zinxhirë.

QARKU KUKES

Aksi Kukës – Bushtricë, vazhdojnë reshjet e borës, e kalueshme me zinxhirë.
Në aksin e Valbonës ka rënë rreth 2 cm borë në segmentin km 19 – 27.9, me temperatura të ulëta, aktualisht qarkullohet pa zinxhirë.
Në aksin Krumë- Kukës ka reshje dëbore me intensitet, kalohet pa zinxhirë.
Krume – Qafe Prush, kryqëzimi Plepa-Kam, e kalueshme pa zinxhirë.
Kukës – Ura e Zapodit qarkullohet pa zinxhirë.

QARKU SHKODER

Reshje bore edhe në Pukë – Fushë Arrës.
Aksi Q.Mali – Fierze ka pasur rreth 20 cm borë. Është punuar për pastrim. Qarkullimi rapotohet normal pa zinxhirë. Reshjet vazhdojnë.
Segmenti Hadroj- Qafe Bene ka reshje bore, e kalueshme pa zinxhirë.

RAJONI QENDROR

Në Steblevë rreth 20 cm dëbore, por rruga është e kalueshme pa zinxhirë.
K/Zemblak – Dogana Goricë 10 – 15 cm dëbore është pastruar dhe spërkatur kalohet pa zinxhirë.
Libonik – Kufi Gramsh dëborë rreth 10 – 15 cm, seg. K/Strelce kufi Gramsh është pastruar dhe qarkullohet pa zinxhiri.
Segm. Krujë-Sari Salltik, qarkullohet normalisht.

RAJONI JUGOR

Reshjet vijojnë me intensitet në Qafë Thane – Qafë Plloçe
Në Qarkun Korçë ka reshje të dobëta dëbore. Trashësia varion nga 5cm-15 cm.
Në rrugën e Dardhës nga km 8 ,- km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore pasi ka reshje dëbore shoqëruar me erë të fortë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *