Reshjet intensive të shiut, ARRSH tregon akset problematike

Shpërndaje lajmin

Vendi ynë është përshkuar nga reshjet e shiut në të gjithë vendin, shoqëruar me erë të fortë. Kjo ka bërë që të ketë probleme me qarkullim, por sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, rrugët nuk janë bllokuar.
Njoftimi i ARRSH:
Reshje me intensitet kanë përshkuar të gjithë vendin, pa bllokuar qarkullimin  në akset kombëtare
Ka pasur rënie të inerteve në trup të rrugës më të shpeshta në Rajonin Verior, dhe pemë të këputura, si në Vlorë-Orikum të cilat janë pastruar menjëherë
Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur rënie gurësh dhe inertesh, qarkullimi për momentin kryhet me një korsi
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *