January 26, 2022

Restorantet hapin ambientet e brendshme, mysafirët pëlqejnë tarracat

Shpërndaje lajmin

Zvicra ka hapur më në fund edhe zonat e brendshme të restoranteve, duke filluar nga sot, e hënë, 31 maj.  Por, të paktën deri në kohën e drekës, mysafirët kryesisht nuk kanë bërë ndryshime në rutinën e tyre, shkruan srf.ch.

Për shkak edhe të motit me diell, ata preferojnë të ulen jashtë, në tarraca, tregon një vështrim në qytete të ndryshme të Zvicrës.

Por për Mehmet Dakun, shefin e restorantit të njohur të St. Gallenit “Lokremise”, ka një arsye për të qenë i lumtur: “Na pëlqen fakti që kemi mot të mirë. Dhe kjo duhet të ndryshojë përsëri në fund të javës”, transmeton albinfo.ch.

SRF ka transmetuar drejtpërdrejt nga ky restorant atmosferën me rastin e rihapjes së plotë të restoranteve, në kuadër të zbutjes më të fundit të masave të mbrojtjes ndaj koronavirusit.

Kah mbrëmja, kur temperaturat bien përsëri, restorantet presin më shumë mysafirë në ambientet e tyre të brendshme.

Me rregullat e reja që kanë hyrë në fuqi që nga e hëna, katër persona lejohen të ulen në çdo tryezë në ambientet e brendshme të restoranteve. Ata duhet të respektojnë distancën minimale prej 1.5 metra midis tavolinave.

Maska duhet të mbahet gjatë ecjes nëpër restorant por jo në tavolinë, përcjell albinfo.ch.

Në hapësirat e jashtme, lejohengjashtë persona për tryezë ndërsa detyrimi për regjistrim vazhdon të jetë në fuqi.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published.