Retina| Sëmundja që dëmton shikimin, parandalimi dhe trajtimi i saj!

Shpërndaje lajmin

“Enigmat e Hipokratit” do të vijojë ciklin e emisioneve dedikuar sëmundjeve të rëndësishme të syrit. Këtë javë do të flasim pikërisht për dëmtimet e Retinës. Do të vijojmë të jemi në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë.
Një numër i lartë pacientësh zgjedhin këtë klinikë për të diagnostikuar problemet që kanë me shikimin, për të vazhduar më tej me trajtimin e tyre.
Retina e dëmtuar është një ndër sëmundjet që prek drejtpërdrejtë shikimin. Profesor Gabor Scharioth do të tregojë më tepër mbi diagnostikimin e Retinës, shenjat klinike të saj, si dhe mënyrat e trajtimit. Ai do të shpjegojë ekskluzivisht për “Enigmat e Hipokratit” se kush janë personat më të predispozuar për t’u prekur nga ky dëmtim. Do të flasim gjithashtu për shkaqet që çojnë në sëmundjen e Retinës së Syrit?
Në kohë reale ekipi ynë do të ndjekë operimin e një pacienteje që vuan nga kjo sëmundje.
Të gjitha këto, sot në orën 17:00, në “Enigmat e Hipokratit” në Euronews Albania.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Mjeku tregon simptomat e gripit të syrit: Kujdes, është ngjitës!
Okulisti: Rrezikohet shikimi nëse nuk trajtohet gripi i syrit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *