January 24, 2022

Rezultatet e javës së 11-të: Shkëndija bën detyrën ndaj Rabotniçkit

Shpërndaje lajmin

Kampionët në fuqi, Shkëndija ka marrë fitore 2-0 përballë Rabotniçkit në Tetovë në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të.

Tetovarët triumfuan falë golave të Elezit dhe Ramadanit që shënuan në minutat 9-të dhe 65-të.

Ndërkohë me barazim 1:1 është mbyllur përballja në kryeqytet ndërmjet Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Struga Trim Lumit. Vendasit shkuan në epërsi me Mladenovskin, ndërsa Cvetanovski barazoi për 1:1.

Në ndeshjet tjera, Skopje fitoi ndaj Tikveshit me shifrat 2:1, Pelisteri u mund nga Bregallnica me rezultat bindës 0:3, ndërsa Akademia Pandevi fitoi 2:1 transfertën me Borecin. / /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *