October 28, 2021

Rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri, pas 48 orësh

Shpërndaje lajmin

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri pritet të bëhen publike pas 48 orësh.

“Askush nuk e di se kush i ka fituar zgjedhjet, duhet të presim 48 orë”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë një paraqitjeje publike, menjëherë pas mbylljes zyrtare të votimit.

Ai u bëri thirrje partive politike që të përcjellin me qetësi situatën në vijim, pasi, siç tha ai, është shumë e rëndësishme për sigurinë e procesit.

Ai tha se deklaratat para përfundimit të numërimit nuk i shërbejnë këtij procesi.

Të dielën, qytetarët e Shqipërisë patën të drejtë që të votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, e cila më pas zgjedh qeverinë që udhëheq me vendin për katër vjetët e ardhshme.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *