Riaktivizohet zjarri te “21 Dhjetori”, shkrumbohet plotësisht kati i pestë

0
Shpërndaje lajmin

Prej dy orësh një pallat 10-katësh në zonën e 21 Dhjetorit është përfshirë nga zjarri.
Flakët nisën rreth orës 14:00 në katin e fundit të pallatit dhe i favorizuar nga era dhe materiali polesterol me të cilën ishte mbuluar fasada e pallatit, është përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin.
Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në katin e fundit  të pallatit por për shkak të rënies së materialeve të djegura të pallatit në katet e poshtme janë përfshirë nga zjarri të gjitha katet.
Kati i pestë i pallatit ka shpërthyer në flakë me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikëseve duke u shkrumbuar plotësisht.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Zjarri në pallatin te “21 Dhjetori”, asfiksohet 1 zjarrfikës
VIDEO| Merr përmasa të frikshme zjarri në apartamentin në Tiranë, rrezikohet pallati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *