Rifillimi i shkollës/ Alimehmeti propozon të testohen gjithë fëmijët

Share

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën e pandemisë në vendin tonë.

Në një intervistë për Report tv, ai është shprehur se një karantine të dytë, nuk do të zgjidhte situatën e pandemisë.

Shifrat janë të larta. Numri spitalor është i lartë. Por është në gjendje të lartë të qëndrueshme. Nuk po shikohet rritje eksponenciale që u pa në gjysmën e dytë të janarit.

Nga 1 shkurti deri më sot po shohim përgjigje pozitiviteti. Pjesa tjetër ka të bëje me sa testojmë dhe sa arrijmë të gjejmë.

E rëndësishme ka që përqindja nuk rritet.  Së pari duhet të marrim parasysh që çfarëdolloj mase të marrim bazohet mbi kapacitetin zbulues që ka ai shtet. Ne nuk e dimë se cili qytet është më problematik. Shifrat janë të rëndësishme, por duhet konsiderua se cilat janë moshat, vatrat. Nuk duhet të diskutohet vetëm mbyllja dhe hapja janë vetëm fitim kohe. Ta zbut pak numrin por kur ta hapim sërish njerëzit do të kujtojnë se kaloi. E rëndësishme është që ne të reduktojmë kontaktet”, tha ai.

Ndërsa në prag të rifillimit të shkollave, ai sugjeron që të testohen të githë fëmijët.

Të hënën rihapim shkollat dhe pse të mos i testojmë të gjithë fëmijët. Të mos ndalemi vetëm tek deklarimi i prindërit se nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Tek të rinjtë ka ndodhur dhe më parë. Nëse ne më parë kishim një numër të vogël të rinjsh të infektuar, normal edhe ato që do kishin simptoma të rënda do të ishin më të pakët”, tha epidemiologu Ilir Alimehmeti.


Share

Komente