Rihanna jep dorëheqjen si CEO i ‘Savage X Fenty’

0
Shpërndaje lajmin

Rihanna themeloi markën e të brendshmeve, “Savage X Fenty” në vitin 2018, por tani duket se ajo dëshiron t’ia dorëzojë frenat një gruaje tjetër. Më konkretisht, ajo drejtohej nga Hillary Super, ish-CEO e grupit Anthropologie.
Rihanna do të vazhdojë të ketë një rol udhëheqës si presidente. Super i bashkohet Savage X Fenty në një kohë kur kompania po kërkon të zgjerojë shtrirjen e saj përtej tregtisë elektronike. Që nga viti 2022, Savage X Fenty ka hapur shtatë dyqane dhe Super planifikon të forcojë markën duke hapur një rrugë të re drejt shitjes me shumicë.

 

View this post on Instagram

 
A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Siç e kuptuat lajmi është i këndshëm pasi Rihanna tregoi edhe një herë se sa shumë i beson femrave dhe zgjodhi një të tillë në një pozicion shumë të rëndësishëm për kompaninë e saj. Nuk do të prisnim asgjë më pak nga Riri!
“Ka qenë bukur të shohësh vizionin tonë për Savage X Fenty të ndikojë industrinë në një masë kaq të pabesueshme gjatë pesë viteve të fundit. Ky është vetëm fillimi për ne dhe ne do të vazhdojmë të zgjerohemi në mënyra që lidhen gjithmonë me konsumatorin. Jam shumë mirënjohëse dhe e emocionuar për të mirëpritur Hillary Super si CEO tonë të re, ajo është një lidere e fortë dhe është e fokusuar për ta çuar biznesin në një nivel edhe më të lartë”, tha Rihanna.

 

View this post on Instagram

 
A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Në këtë pikë le të bëjmë një parashikim: Rihanna do të vazhdojë të promovojë markën e saj të të brendshmeve përmes fotosesioneve të saj të nxehta. Riri pozon gjithmonë sensuale me të brendshme SAVAGE X FENTY BY RIHANNA dhe i ka të gjithë duke folur për të. Plotësisht e arsyeshme./

 

View this post on Instagram

 
A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *