Rihapet parku i luleve, Holanda mirëpret turistë nga e gjithë bota

Shpërndaje lajmin

Pranvera ka ardhur dhe është kaq shumëngjyrëshe në Keukenhof, parku më i madh  i luleve dhe më i famshmi Holandë.
I mbyllur prej dy vitesh për shkak të pandemisë, parku po mirëpret mijëra vizitorë nga e gjithë bota. Të shohësh kaq shumë ngjyra të bën të mendosh se dhe jeta është e tillë, duke lënë pas ditët e vështira të izolimit.
“Është shumë mirë të dal përsëri në një vend kaq të bukur si ky. Në fakt nuk kam udhëtuar për një kohë të gjatë”, u shpreh një vizitore Emily Gait.
“Po, ne jemi të lumtur që jemi këtu, jemi nga Shtetet e Bashkuara dhe është bukur që po udhëtojmë përsëri. Mendoj se kjo është dita e dytë që  parku  është i hapur dhe është e mrekullueshme të shohësh lule kaq të bukura”, tha një tjetër vizitore,  Teresa Thomas.
Shtatë milionë filiza të rinj janë mbjellë në kopsht, përfshirë lloje të ndryshme lulesh e pa dyshim edhe tulipanët, karakteristikë e Holandës.
Ekspozita këtë vit  është emërtuar “Lulet klasike “, e cila gjendet edhe në shumë prej pikturave të artistëve holandezë.
Parku prej 32 hektarësh ndodhet në Lisse, në jug të Holandës. Ambienti mund të eksplorohet në këmbë ose me biçikletë me qira, lejohet që të keni merrni edhe qenin sigurisht duke e mbajtur të lidhur. Tarifa e hyrjes është 19 euro.
 
LEXONI GJITHASHTU:

‘Kanë frikë nga Rusia”, Zelenksi kritikon Macron
Bisedimet Ukrainë – Rusi në Turqi mund të nisin të martën, sipas zëdhënësit rus
The post Rihapet parku i luleve, Holanda mirëpret turistë nga e gjithë bota first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.