Rikthehen heronjtë e autorit Bedri Dedja

Share

Edlira Dedja nuk jeton në Shqipëri, por ditëlindjen e babait të saj, shkrimtarit që ka rritur breza të tërë shqiptarësh me heronjtë e tij, ka vendosur ta festojë mes librave të tij të ribotuar.

Tre titujt më të njohur të autorit klasik të letërsisë për fëmijë janë rikonceptuar nga Albas, që premton të sjellë edhe të tjera vepra të shkrimtarit Bedri Dedja.

Botuesja Rita Petro tregon se ribotimi i veprave është edhe një mënyrë e mirë për të rikthyer vëmendjen e shkollave tek një autor që e prezanton heroin, përmes heronjve të tjerë, ndërsa Edlira Dedja pohon se këto libra për fëmijë nuk janë të vetmet që po përpiqet të sjellë të botuara.

Ajo po kujdeset për një sërë veprash akademike që la pas autori. Kjo festë në 90-vjetorin e lindjes së Bedri Dedjas mbërriti në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit edhe si një manisfestim për autorin që Presidenti Ilir Meta e dekoroi me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”.

Profesor Dedja është vlerësuar gjithashtu nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh. Ai ka qenë fitues i shumë çmimeve letrare dhe titujve, anëtar i Akademisë së Shkencave, anëtar i Kryesisë së Shoqatës Botërore të Psikologëve, por pasurinë e madhe e la mes rreshtave.


Share

Komente