Rikthehet COVID në vend, çdo ditë shtrohen 5 fëmijë në spital, mjekja paralajmëron: Kujdes me temperaturën

Shpërndaje lajmin

COVID-19 duket se është rikthyer në vendin tonë por tashmë dhe me një risi të frikshme.
Numri i infektimeve të fëmijëve nga koronavirusi është rritur këtë na e tregon edhe doktoresha Rajda Petrela.
Pjesa më e madhe e fëmijëve e kalojnë me simptoma të lehta por ka dhe nga ata të cilët kanë nevojë të trajtohen në spital. Çdo ditë 4-5 fëmijë shtrohen në shërbimin infektiv në pediatri.
“Kemi 12 fëmijë të shtruar”, thotë mjekja.
Mjeket pediatër u bëjnë thirrje prindërve se nuk ka vend për panik por thjeshtë të ndjekin këshillat e tyre kur fëmija identifikohet pozitiv me covid. Mjekja pediatre thotë se për fëmijët që trajtohen në shtëpi duhet bërë kujdes me monitorimin e temperaturës dhe konsumin e sa më shumë lëngjeve që fëmija të mos dehidratohet. Prindërit duhet të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me mjekun pediatër që i ndjek./

Leave a Reply

Your email address will not be published.