Rikthehet gripi i shpendëve në Zvicër
Gripi i shpendëve është zbuluar në Zvicër dhe Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë po u bën thirrje fermerëve të shpendëve të jenë të kujdesshëm.
Sëmundja është gjetur te pulëbardha me kokë të zezë në kantonet Cyrih dhe St Gallen.
Por rreziku i përhapjes së tij mendohet të jetë i ulët pasi pulëbardha aktualisht po shumohen, kështu që lëvizjet e tyre janë të kufizuara, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, kantoni St Gallen ka vendosur një urdhër kontrolli prej një rrezeje kilometrike afër vendit ku u gjetën zogjtë në Rapperswil-Jona.
Prek 6 ferma shpendësh në zonë.
Qeveria thotë se beson se shpendët vendas do të duhet të mbrohen këtë dimër. Kufizimet e mëparshme sapo janë hequr.