Rinisin lundrimet në portin e Durrësit

Shpërndaje lajmin

Rinis lundrimet në Portin e Durrësit në drejtim të Italisë dhe anasjelltas.  Lundrimet kanë nisur pas përmirësimit të kushteve të motit.
Autoritetit Portual Durrës bën me dije se mëngjesin e sotëm kanë mbërritur sipas orareve të parashikuara, tragetet “Rigel VII” dhe “Af Marina”, të cilët kanë lundruar gjatë natës nga Bari drejt brigjeve tona.
Këto të fundit pritet që në mbrëmje të nisen sërish nga Porti i Durrësit në drejtim të Barit dhe Ankonës, sipas orarit të parashikuar 23:00.
Edhe anijet e flotës së peshkimit kanë lënë portin e peshkimit për të dalë në det të hapur dhe rinisur gjuetinë e peshkut.The post Rinisin lundrimet në portin e Durrësit first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.