Rishi Sunak diskuton të ndërmarrë masa më të rrepta kundër duhanit

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri britanik Rishi Sunak po mendon të prezantojë disa nga masat më të ashpra kundër pirjes së duhanit në botë për të parandaluar që gjenerata e ardhshme të mos jetë ndonjëherë në gjendje të blejë cigare.
Siipas The Guardian, kryeministri po shqyrton masa të ngjashme me ato të Zelandës së Re të miratuara dhjetorin e kaluar.
Këto përfshinin një rritje të përhershme të moshës së pirjes së duhanit në mënyrë që duhani të mos i shitej kurrë kujtdo të lindur pas 1 janarit 2009.
Një politikë anti-duhan e stilit të Zelandës së Re do të nënkuptonte një fund të plotë të cigareve për brezin e ardhshëm.
Nën ish-kryeministren Jacinda Ardern, Zelanda e Re miratoi gjithashtu një ligj për të reduktuar përmbajtjen e nikotinës në produktet e duhanit, i cili gjithashtu detyronte që cigaret të shiten vetëm në dyqanet e specializuara të duhanit, në vend të dyqaneve dhe supermarketeve.
Për më tepër, premtimi i udhëheqjes së Sunak për të gjobitur njerëzit me 10 £ nëse humbasin një takim me mjekun ose spitalin mund të rikthehet gjithashtu në tryezë, megjithëse kjo është e vështirë të zbatohet politikisht, tha gazeta.
Kryeministri britanik e shpalli idenë gjatë fushatës së tij në verën e vitit 2022, por u duk se e braktisi atë kur mori detyrën vjeshtën e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:

Kanadaja do t’i japë Ukrainës rreth 400 milion £ shtesë në ndihmë ushtarake
Ekstradimet nga Dubai| Kujtim Cakrani zbulon si jetojnë trafikantët atje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *