April 15, 2021

Rita Ora ka një mesazh në gjuhën shqipe për shqiptarët

Shpërndaje lajmin

Në një njoftim të fundit, posta e Kosovës ka promovuar dy pulla postare shumë të çmuara “Nga arti skenik – Leze Qena dhe Besim Sahatçiu”, të cilat u dedikohen dy figurave të ndritura të kulturës tonë, regjisorit Besim Sahatçiu dhe aktores Leze Qena, përcjell albinfo.ch.

Me këtë rast të pranishëm ishin familjarët Sahatçiu e Qena, mysafirë të tjerë dashamirë të artit dhe kulturës, ndërsa në shenjë mirënjohje iu janë dhuruar pulla postare të punuara në bronz.

Në emër të familjes së regjisorit, i biri Besniku, babai i artistes së madhe shqiptare me famë botërore, Rita Ora, falënderoi Postën e Kosovës për pullën postare. Po ashtu edhe Argjenda, e bija e Leze Qenës, pati falënderime për ndërmarrjen që e vlerësoi aktoren në njëvjetorin e vdekjes së saj – thuhet në një komunikatë.

Po ashtu, gjatë evenimentit përmes video-projektorit u shpalosën disa skena teatrale të artistëve, ndërsa përmes video-incizimit, u paraqit edhe mbesa e regjisorit, këngëtarja e madhe Rita Ora, e cila përshëndeti dhe falënderoi Postën e Kosovës për këtë dedikim të pullës postare për gjyshin e saj.

Regjisori i famshëm, Besim Sahatçiu, u lind në vitin 1935 në Pejë, pasi mbaron studimet në Akademinë e Filmit në Zagreb, në degën e Regjisë, iu përkushtua me zell veprave të ndryshme letrare, regjinë e filmave artistikë të metrazhit të gjatë, “Era dhe Lisi”, “Përroi vërshues”, filmave dokumentarë të metrazhit të shkurtër, “Bukë e krip e zemër”, “117”, si dhe me dhjetëra shfaqje teatrore e disa edhe televizive.

Besimi ishte intelektual i madh, këngëtar e gjeni i artit, ai redaktoi shumë programe kulturo-artistike në ish-Televizionin e Prishtinës. Roli i tij në krijimtarinë, kultivimin dhe afirmimin e artit skenik, kinematografik, të kulturës sonë në përgjithësi, ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Ai vdiq në vitin 2005.

Aktorja jonë e madhe, Leze Qena, u lind më 1 mars 1935 në Prizren, e cila pasi mbaroi studimet për aktrim në Prishtinë, ndërsa shfaqjet më të njohur teatrale të saj janë; “E shoqja e Hasan Agës”, “Kushëriri prej Amerike”, “Familja e pikëlluar”, “Nuk martohem me para”, “Tartufi”, “Autobiografia”, “Duart e papastra”, “Othello”, “Antigona”, Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët”, “Kur është gruaja memece”, “Hanka”, “Pjata e drunjtë”, “Miu në xhep”, në komedinë “Fjala është për banesën”, si dhe projektet e pasluftës si, “Familja Moderne”, Kombinati, “Çka ka shpija” dhe të tjera. Ajo vdiq 25 mars 2020.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *