Rita Ora, me album të ri muzikor

0
Shpërndaje lajmin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, më në fund ka dhënë lajmin e madh dhe të shumëpritur për fansat e saj.
Ajo ka zbuluar titullin dhe datën e publikimit të albumit më të ri të saj, njëherësh të tretit në karrierën e saj 10 vjeçare.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Rita mund të shihet në një studio bukurie ku qëndron e ulur në karrige dhe pranë saj është një mashkull (me gjasë bashkëshorti i saj Taika Waititi).
Në mbishkrimin e fotografisë, artistja e lindur në Prishtinë bëri me dije se albumi do të titullohet “YOU and I” dhe do të publikohet i plotë më 14 korrik.
“Albumi im i tretë “YOU and I” do të dalë në shitje më 14 korrik dhe është i qasshëm për t’u rezervuar që tani. Ky album do të thotë vërtet shumë për mua, është si ditari im i viteve të fundit, është tingulli im dhe e ndjej kaq të vërtetë në atë kush jam unë sot. Mirë se vini në epokën e re, RO3 po vjen. Shijoni storjen time të dashurisë për ju”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *