Rita Ora paralajmëron këngë me Fatboy Slim

0
Shpërndaje lajmin

Duket se Rita Ora po e vazhdon kampanjën reklamuese për albumin e saj të tretë të incizuar në studio, përcjell albinfo.ch.
Vlen te theksohet se Rita tashmë e ka paralajmëruar lansimin e këngës së re me titull, “Praising You”, e cila e përfshirë edhe një mysafir shumë special.
Këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore e filloi vitin 2023 me publikimin e këngës, “You Only Love Me”, dhe siç duket nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.
32-vjeçarja i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta paralajmëruar videoprojektin e radhës, për të cilin shprehet jashtëzakonisht e entuziazmuar. Kënga e re “Praising You” vjen me DJ-in ikonik Fatboy Slim.
Pasi e konfirmoi datën e lansimit, që do të jetë 19 prilli, Ora iu ndau disa pamje të shkurtra nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit, i cili vjen me regji të bashkëshortit të saj, Taika Waititi.
Së fundmi, Rita tha se beson se do të duhej të realizohej një film që do ta dokumentonte rrugëtimin e saj drejt famës dhe suksesit, dhe se ajo do të duhej të angazhohej për ta portretizuar veten në atë projekt.
“Mendoj se do të ishte një rol vërtetë i mrekullueshëm i një vajze e cila rritet në lagjet e varfra të Londrës, dhe me shumë sfida dhe punë arrin të bëhet e suksesshme. Filmi do të ishte një dramë e errët e përzier me pak komedi. Megjithatë do të më pëlqente që unë ta portretizoja veten në moshë të rritur, kurse Ritën e vogël, nuk kam ide se kush do të mund ta luante”, deklaroi ajo për gazetën “The Daily Star”.
Ylli i hitit “Hot Right Now” vitin e kaluar nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë incizuese “BMG”, dhe si pjesë e kontratës i është dhënë e drejta e materialit të saj muzikor.
 
Këngëtarja dhe aktorja e famshme tani i këshillon artistët e rinj, të cilët nuk janë të sigurt se di duhet ta mbrojnë punën e tyre.
 
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *