October 21, 2021

River Plate u “godit” nga Covidi, mesfushori bëhet portier dhe shpallet lojtari i ndeshjes

Shpërndaje lajmin

Skuadra e njohur nga Argjentina, River Plate ka shënuar një fitore të madhe që do të mbahet mend gjatë.

Para ndeshjes klubi u përball me një ‘goditje’ të madhe të rasteve me pandeminë Covid-19. 20 lojtarë munguan, përfshi edhe tre portierët pasi rezultuan pozitiv.

Për shkak të mungesave, në portë u fut mesfushori i njohur argjentinas, Enzo Perez – edhe pse ishte i lënduar.

River Plate fitoi 2 me 1 kundër Santa Fe, edhe pse kishte në dispozicion vetëm 11 lojtarë.Në fund të ndeshjes, një çmenduri – Enzo Perez (mesfushori) u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *