Riyad Mahrez profesionisti i radhës që bie në “rrjetën” saudite

0
Shpërndaje lajmin

Riyad Mahrez është shënjestër e Al-Ahli. Sipas “Daily Mail”, algjerianit do t’i ofrohet kontratë dyvjeçare me përftimet prej 50 milionë euro në vit.
32-vjeçari ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025, nga e cila përfiton 10 milionë euro në sezon.
Mahrez, i cili nuk ka qenë i kënaqur me minutazhin e lojës në fundi të sezonit, është i interesuar që ta përfundojë karrierën në Arabinë Saudite.
Lojtari ofensiv është ndër emrat e shumtë nga futbolli evropian që lidhen me klubet nga Saudi Pro League, disa prej të cilëve i kanë zyrtarizuar transferimet./h.ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *