RMV, 818 pacientë të hospitalizuar në qendrat kovid në të gjithë vendin, 400 shtretër të lirë

Share

rmv 818 paciente te hospitalizuar ne qendrat kovid ne te gjithe vendin 400 shtreter te lire

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 818 dhe ka rreth 400 shtretër të zbrazët në qendrat kovid, informoi Ministria e Shëndetësisë, njofton faktiditor.ch.

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovid në spitalet e të gjithë vendit, u raportua se po trajtohen se gjithsej 463 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus.

Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore:

  • Manastir 30 pacientë
  • Shtip 45 pacientë
  • Tetovë 19 pacientë
  • Veles 29 pacientë
  • Kumanovë 71 pacientë
  • Ohër 50 pacientë
  • Prilep 55 pacientë
  • Gostivar 18 pacientë
  • Strugë 30 pacientë
  • Strumicë  46 pacientë
  • Koçan 18 pacientë
  • Kërçovë 12 pacientë
  • Kavadar 22 pacientë
  • Gjevgjeli 10 pacientë dhe
  • Dibër 10 pacientë

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se gjatë ditës bëhen lëshime të pacientëve të shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë.

“Të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen më tej”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në qendrat kovid të kryeqytetit, gjatë 24 orëve janë hospitalizuar 18 pacientë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 355 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për covid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në Shkup.

“Numri i pranimeve ditët e fundit është i stabil dhe deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm kishte 98 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas raportit të pacientëve të shëruar, të lirohen vende shtesë”, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne kishte 10 pranime edhe atë nga një pacient është hospitalizuar në Klinikën për Gastroenterohepatologji, Klinikën për Dermatologji, Institutin për TBC dhe Klinikën për Nefrologji. Dy pacientë u pranuan në Klinikën e Neurologjisë, si dhe në Klinikën për Vesh, Hundë dhe Fyt dhe Klinikën e Syve.

Në kovid qendrën e spitalit 8 Shtatori kishte 6 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë pranuar 2 pacientë gjatë ditës së djeshme.

Në 24 orët e kaluara, 20 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Për momentin, 16 pacientë janë duke u trajtuar në qendrën kovid të Klinikës së Dermatologjisë, 27 pacientë në Klinikën e Neurologjisë, ndërsa në Institutin TBC janë hospitalizuar gjithsej 27 pacientësh me simptoma të koronavirusit, në Klinikën e Nefrologjisë aktualisht kurohen 20 pacientë, në Klinikën e Sëmundjeve të Syrit 4 pacientë, kurse në klinikën ORL 16 pacientë. Në klinikën për Gastroenterohepatologji qëndrojnë 20 pacientë.

Në spitalin 8 Shtatori ka gjithsej 99 pacientë, ndërsa 94 pacientë qëndrojnë në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa 32 pacientë ndodhen në Institutin Kozle për Sëmundje e Mushkërive te fëmijët.

Në raport me ditën e djeshme, kur kishte 883 pacientë të hospitalizuar, sot ka më pak pacientë të shtruar nëpër spitalet e vendit, megjithatë numri i shtretërve të lirë dje ishte më i lartë me 450 të till, në raport me ditën e sotme që ka vetëm 400 edhe pse me numër më të ultë të të hospitalizuarve.


Share

Komente