RMV, në muajin dhjetor 2020 janë bërë 135 denoncime për mospagesën e K-15

Share

rmv ne muajin dhjetor 2020 jane bere 135 denoncime per mospagesen e k 15

Në periudhën prej 01.12.2020 deri më 31.12.2020, Inspektorati Shtetëror i Punës ka pranuar gjithsej 135 denoncime lidhur me K-15-shin e papaguar ose të paguar në shumë më të vogël se sa e parashikuara, njoftoi IShP për Portalb.mk.

Shumica e këtyre denoncimeve janë nga:

  • Shkupi 71
  • Shtipi 12
  • Kërçova 8
  • Prilepi 6
  • OhriStruga dhe Tetova nga 5
  • Kavadari 4
  • ManastiriKumanova dhe Resnja nga 3
  • Strumica dhe Gostivari nga 2
  • Velesi, Koçani, Rosomani, Probishtipi, Radovishi dhe Dellçeva nga 1

Nga gjithsej 135 denoncime, 97 janë nga denoncues anonim dhe 38 nga denoncues të njohur. Denoncime përmes faqes së internetit të IShP-së dhe Call Qendrës, thonë nga ky Inspektorat, kanë arritur edhe në ditët e para të vitit 2021.

“Afati i fundit për pagimin e Regresit për pushimin vjetor (K15) për vitin 2020, përfundoi më 31.12.2020. Inspektorati Shtetëror i Punës pas mbarimit të afatit ligjor për pagesa, më 04.01.2021, filloi kryerjen e inspektimeve tek punëdhënësit për të cilët kanë arritur denoncime, si në faqen e internetit të IShP-së, ashtu edhe në Qendrën e Thirrjeve dhe në arkivat e inspektoratit. Në proces e sipër është mbledhja e të dhënave nga inspektimet e kryera nga secili inspektor për këtë javë dhe të njëjtat do të bëhen publike përmes një njoftimi nga Inspektorati Shtetëror i Punës”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit për Portalb.mk.

Në periudhën e ardhshme, deklarojnë nga Inspektorati Shtetëror i Punës, do të veprohet sipas të gjitha ankesave të pranuara për mospagim të regresit të pushimit vjetor (K15) për vitin 2020. Përparësi në janar 2021 paralajmërojnë nga IShP do t’u jepet inspektimeve të kësaj të drejte të punëtorëve dhe kudo që identifikohen parregullsitë, do të shqiptohen masa përkatëse për punëdhënësit.

Për punëdhënësit që nuk japin K-15 ose pasi jua dërgojnë, ua kërkojnë mbrapsht, ekzistojnë gjoba të mëdha, deri në 4,000 euro.

Ndërkohë, për punëdhënësit e papërgjegjshëm që nuk paguajnë pushimin ose u kërkojnë punëtorëve të kthejnë paratë e paguara mbi këtë bazë,  neni 166 i Kodit Penal parashikon burgim deri në 1 vit.

Punonjësit e sektorit privat çdo fundvit marrin pagë pushimesh, apo rrogën e 13, e njohur si K-15.

Regresi për pushim vjetor vitin që lam pas ishte në vlerë prej minimum 10,884 denarë.

Sipas të dhënave për lëvizjen e pagës neto/bruto për punonjës, shuma minimale për K-15 për vitin 2020 ishte 10,884 denarë neto ose 12,093 denarë bruto.

Kushti që duhet të plotësohet për regresin e pushimit vjetor është që punonjësi të ketë punuar për të paktën 6 muaj sipas vitit kalendarik me të njëjtin punëdhënës, ndërsa të drejtë regresi ka çdo punonjës një herë në vit.


Share

Komente