November 28, 2021

Robin Haxhi Krasniqi sonte mbron titullin kampion botë

Shpërndaje lajmin

Haxhi (Robin) Krasniqi dhe Dominic Bosel sonte do të zhvillojnë rimeçin mes tyre, përcjell albinfo.ch.

Më dhjetë tetor të vitit të kaluar, Haxhi Krasniqi kishte mposhtur Boselin, duke fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë gjysmë të rëndë, në versionin WBA.

Sonte do të zhvillohet rimeçi mes tyre, me boksierin nga Kosova që për synim ka mbrojtjen e titullit.

Meçi mes Krasniqit dhe Boselit do të zhvillohet në ”GETEC Arena” në Magdeburg të Gjermanisë.

Boksierët pritet të ngjiten në ring pas orës 23:00, transmeton albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *