Roland Bejko çel fushatën: Kam luftuar për PD, por s’kam përfituar kurrë prej saj

0
Shpërndaje lajmin

Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko çeli këtë të martë fushatën e tij elektorale. Ai tha se vendosi të kandidojë pasi është nga atë njerëz që gjithnjë e ka dashur dhe ka luftuar për Partinë Demokratike.
Bejko shtoi se ai asnjëherë nuk kishte përfituar prej partisë dhe një arsye e madhe që e shtoi të merrte pjesë në këto zgjedhje është fakti që  nuk mund të lihet Tirana në dorën e një “non grate”, apo të lihet partia demokratike në dorën e solicaistit Meta.
“Kur pranova të kandidojë pranova sepse unë nuk jam kursyer në asnjë moment, jam një prej demokratëve të thjeshtë që kanë luftuar për Partinë Demokratike dhe nuk kanë përfituar kurrë prej saj.  Së dyti, si mund të lejonim ne që Tirana të udhëhiqej nga një “non grata”, i shpallur si i tillë nga Amerika për korrupsiopn, si mund të lejonim ne që demokratët të binin në dorën e Ilir Metës”,-tha Roland Bejko.
LEXONI GJITHASHTU:

“Janë të tre bashkë”, Alibeaj: Ditën bëjnë sikur zihen për parime, natën…
Koalicioni “Bashkë fitojmë” kërkon në KAS heqjen e logove nga fleta e votimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *