Roland Qafoku: Prej vitesh, UEFA dhe FIFA kanë ‘përkëdhelur’ kombëtaren e Serbisë

0
Shpërndaje lajmin

Gazetari Roland Qafoku thotë se UEFA dhe FIFA, prej vitesh kanë ‘përkëdhelur’ kombëtaren e Serbisë në raport me ndeshjet që ka zhvilluar ndaj Shqipërisë, apo edhe me kombëtare të tjera ku luajnë futbollistë shqiptarë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Qafoku rikujtoi ndeshjen e vitit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, ku u shënuan incidente dhe sulme ndaj futbollistëve shqiptarë.
Ai tha se UEFA bëri çmenduri duke i dhënë 3 pikë në tavolinë Serbisë dhe vendimin e përmbysi KAS.
“Ajo që mua më bën përshtypje, është një përkëdhelje që FIFA dhe UEFA i kanë bërë prej shumë vitesh kombëtares dhe Serbisë. Në vëmendjen time, por besoj edhe të opinionit publik është vendimi i parë për ndeshjen e vitit 2014, të UEFA-s në fakt ishte kundër Shqipërisë dhe pro Serbisë.
Tre pikët i mori Serbia, ishte KAS-i që bëri përmbysjen e madhe. A kishte çmenduri më të madhe, nuk ka ndodhur në historinë e futbollit, jo vetëm evropian, por atë botëror, ajo që ndodhi në mes të Beogradit ku i gjithë stadiumi bërtiste vritini shqiptarët dhe gati i vranë UEFA dhe FIFA e ka përkëdhelur vazhdimisht Serbinë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU

Festoi me fanellën me mbishkrimin “Jashari”, reagon Granit Xhaka
“Serbia nuk kalon”, reagimi i Kurtit pas fitores së Zvicrës
VIDEO | Tifozët shqiptarë dhe zviceranë festojnë fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *