Roma “çmonton” Parmën pë 45 minuta, Interi rikthehet i çmendur dhe fiton me poker kundër Torinos, shkëlqen Lukaku

Share

Përfundojnë ndeshjet e javës së 8 të Serisë A. Roma ka shkatërruar Parmën, duke triumfuar në “Olimpico” me rezultatin e thellë 3-0. Kryeqytetasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 28 me Borja Majoral. Asist magjik erdhi nga Spinacola. Sulmuesi kuptoi idenë dhe pasi depërtoi me diagonal. Mposhti portierin e Parmës.

Në minutën e 32, Mkitarian realizoi golin e dytë. Një eurogol që shkundi rrjetën, duke goditur silurë fluturimthi, ndërsa 8 minuta më vonë, ishte sërish armeni që vulosi shifrat përfundimtare në 3-0.

Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e parë me 17 pikë, ndërsa Parma mban vendin e 16 me 6 pikë.

Interi ka fituar me përmbysje kundër Torinos, duke i mundur këta të fundit me rezultatin 3-2. Skuadra “Granata” realizoi në minutën e 44 me Simone Zaza. Aleksis Sançez humbi topin, ndërsa miqtë ndërtuan një kundërsulm mjaft të bukur. Zaza e çoi topin në rrjetë me një gjuajtje mjaft të bukur.

Në minutën e 62, Torino realizoi edhe golin e dytë. Një penallti e shkaktuar nga Young, e parë në VAR, solli golin nga pika e bardhë për Ansaldi.

Më pas ishte radha e zikaltërve që ngushtuan shifrat me Aleksis Sançez. Kileni përfitoi nga një rrëmujë brenda zonës, teksa Torino protestoi për faull. Pas 3 minutash, Romelu Lukaku barazoi shifrat.

Në minutën e 84, ishte sërish sulmuesi belg që i dha epërsinë Interit, por kësaj here nga pika e bardhë e penalltisë. Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte këtu, skuadra e Kontes realizoi golin e katërt me Lautaro Martinez, duke vulosur shifrat përfundimtare në 4-2.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e 4 me 15 pikë, ndërsa Torino mban vendin e 17 me 5 pikë.


Share

Komente