Roma përfshihet nga flakët, kryebashkiaku: Mund të jenë veprime me origjinë kriminale

Shpërndaje lajmin

shte një ditë e re me zjarre për Romën, për herë të katërt në më pak se një muaj e goditur nga një zjarr i madh që përfshiu edhe disa prishës të makinave dhe ngjalli ankth dhe frikë në disa lagje.
Një sekuencë ngjarjesh mbi të cilat vazhdon të rri pezull hija e diçkaje të qëllimshme, e evokuar tashmë nga kryebashkiaku me rastin e aksionit në Parkun Pineto në fillim të korrikut.
“Zjarret që kanë goditur qytetin ditët e fundit janë një sekuencë mbresëlënëse episodesh që po i ngarkojnë Romës dhe romakëve. Ne po monitorojmë vazhdimisht situatën dhe nuk e dimë ende nëse janë episode me origjinë kriminale apo thjesht aksidentale. Nuk është koha e spekulimeve dhe përçarjeve politike. Është koha e unitetit, e afërsisë me romakët e prekur dhe e vendosmërisë për të mos u frikësuar dhe për të ecur përpara në rrugën e modernizimit dhe ringjalljes së Romës”, shkruan në facebook kryetari i Romës, Roberto Gualtieri./

Leave a Reply

Your email address will not be published.