Roman Abramoviç dhe 2 negociatorë ukrainas dyshohet se janë helmuar

Shpërndaje lajmin

Oligarku rus, Roman Abramoviç dhe dy negociatorë ukrainas kanë shfaqur simptoma të dyshimta për një helmim me ‘armë kimike’.
Simptomat e raportuara sipas faqes investigative ‘Bellingcat’ janë dhimbje shpuese në dy, por doza e toksinë ka të ngjarë të jetë e pamjaftueshme për të shkaktuar dëme kërcënuese për jetën.
Nisur nga kjo dyshohet se qëllimi i helmimit ka qenë për t’i frikësuar.
Abramoviç dhe dy negociatorët e tjerë ishin pjesë e bisedimeve për paqen mes Rusisë dhe Ukrainës të mbajtura mbrëmjen e 3 dhe 4 marsit 2022.
Roman Abramoviç raportohet se ka udhëtuar nga Moska për në Kiev gjatë disa raundeve negociatash gjatë luftës.
Miliarderi dhe të paktën dy zyrtarë të tjerë të delegacionit të Ukrainës kanë shfaqur simptoma si skuqe të syve, lot, si dhe dhimbje shpuese në fytyrë dhe duar, raporton “Ëall Street Journal”.
Gazeta amerikane thotë se gjendja e tyre është përmirësuar dhe nuk janë në rrezik.
Ata kanë udhëtuar të nesërmeve nga  Kievi në Lviv dhe më pas për në Poloni dhe në fund kanë shkuar në Stamboll, ku vazhdojnë negociatat informale me palën ruse.The post Roman Abramoviç dhe 2 negociatorë ukrainas dyshohet se janë helmuar first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.