Ronaldinjo rigjen “vetveten”, shijon në maksimum lirinë dhe femrat

Share

Ronaldinjo pas muajve të tërë makthi dhe izolimi, tashmë duket se ka vendosur të rikthehet te jeta e tij e lirë dhe dëfrimet, për të cilat shquhet. Sipas “El Pais”, 40-vjeçari ka përfituar plot 772 mijë euro nga pjesëmarrja në fushata reklamuese në Brazil.

Në vitin 2005, ish-lojtari i kombëtares braziliane, promovoi nisjen e punimeve të stadiumit të skuadrës së Atletik Mineiros, ndërkohë që ai ka nisur edhe një aktivitet sipërmarrës, duke hapur një studio muzikore dhe një bar. Ndërkohë, Ronaldinjo po ushtron dhe detyrën e ambasadorit të turizmit për Brazilin.

Vitin e kaluar, ai u mbajt për rreth 6 muaj në gjendje arresti nga autoritetet e Paraguajit, pasi iu gjetën dokumente të falsifikuara në aeroportin e Asunsioni. Ish-kampioni i botës në vitin 2002 kaloi 31 ditë në burg dhe 140 të tjera në një dhomë hoteli me 4 yje.


Share

Komente