April 15, 2021

Ronaldo flet pas ndeshjes me Serbinë: U dëmtua një komb i tërë (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Portugalia barazoi 2:2 me Serbinë në ndeshjen e dytë të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Por, në fund Portugalia arriti të shënonte përmes Ronaldos, por goli nuk iu pranua nga gjyqtari i ndeshjes.

 

 

Pas këtij vendimi, Ronaldo i nervozuar e hoqi edhe shiritin e kapitenit duke e “plasur”  në tokë dhe e la fushën.

“Të jesh kapiten i ekipit kombëtar të Portugalisë është njëra nga krenaritë dhe privilegjet më të mëdhaja në jetën time. Unë jap dhe do të japë çdoherë më të mirën për shtetin tim, kjo është e padiskutueshme. Por, nganjëherë janë disa momente të vështira, sidomos kur të krijohet ndjesia se i gjithë kombi është duke u dëmtuar. Kokën lart deri në sfidën e radhës. Forca Portugali!” – shkroi Ronaldo.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *