October 28, 2021

Ronaldo nuk do kontratë të re, Juventus pret të vendos nëse do largohet këtë verë

Shpërndaje lajmin

Cristiano Ronaldo nuk është i interesuar të rinovojë kontratën me Juventusin dhe klubi italian dëshiron të di vendimin e tij mbi të ardhmen.

Ronaldo ishte i angazhuar me kombëtaren e Portugalisë në Euro 2020, ku u eliminua në fazën e 1/8-tës në Euro 2020 nga Belgjika.

Megjithatë, e ardhmja e sulmuesit portugez vazhdon të mbetet pezull të Juventusi, ndërsa nuk kanë munguar thashethemet.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Ronaldo nuk po negocion një kontratë të re me Juventusin.

Klubi italian thuhet se tani pret Ronaldon dhe agjentin e tij Jorge Mendes të vendosin nëse do të largohen nga Juventusi këtë verë apo jo.

Cristiano është ende nën kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2022 me pagë prej 31 milionë eurosh neto në sezon.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *