September 25, 2021

Rovena Voda në arrest shtëpie për mitmarrje

Shpërndaje lajmin

SPAK njoftoi procedimin e ish-Zv/Ministres së Brendshme, Rovena Voda se kishte marrë para nga dy gra për t’i siguruar njërës prej tyre një emërim në “shërbimin civil”. Voda u la me masë sigurie “arrest shrëpie” nga Gjykata e Posaçme.

Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda. Foto: Ivana Dervishi.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK njoftoi të martën më 13 korrik, caktimin e masës së sigurimit personal “arrest shtëpie” ndaj ish-Zëvendës Ministres së Brendshme, Rovena Voda, padi dyshohet se ka marrë vlera monetare dhe material për emërimin e një shtetaseje në shërbimin civil.

Ndaj Vodës është regjistruar nga SPAK procedim penal për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Në njoftim thuhet se nga veprimet hetimore janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se Voda, “ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale të padrejta prej shtetaseve Majlinda Hasani dhe Florida Beu”. 

Sipas SPAK, këto përfitime të padrejta janë pranuar me qëllim që Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar shtetasen Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive. Voda nuk qe e arritshme për koment.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.57 të së martës ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj Zv/Ministres së Brendshme, Rovena Voda dhe ndaj dy shtetaseve Florida Beu e Majlinda Hasani.

Në njoftimin e SPAK thuhet se Policia e Shtetit ekzekutoi të martën masën e sigurimit personal ndaj tre të proceduarave dhe se hetimi për këtë çështje nuk ka përfunduar ende.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *