Rrahman Paçarizi: Vjosa Osmani aderoi në Vetëvendosje

Share

Analisti politik Rrahman Paçarizi ka thënë se Vjosa Osmani meqë nuk arriti ta formojë partinë e saj sot nuk ka lidhur koalicion me Albin Kurtin, por se ka aderuar në Vetëvendosje.

“Mendoj që është aderim i Vjosa Osmanit në Vetëvendosje dhe jo bashkim, sepse për t’u bashkuar duhen dy subjekte. Ne s’e dimë çka përfaqëson Vjosa Osmani. Ne e dimë kush është Vjosa Osmani dhe i dimë qëndrimet e saj publike”.

Paçarizi në Edicionin e Analiziës ka thënë se Kurti ka edhe një skenar në rast se nuk e certifikon KQZ-ja pas vendimit të fundit të Kushtetueses.

“Interesante është që Kurti duke e ditur që ka mundësi të mos certifikohet për deputet dhe të jetë jashtë garës dhe rrjedhimisht mund të mos i lejohet të jetë kandidat për kryeministër, siç u shpjegua. Por, duke e pasë para vetes këtë situatë, Kurti i ka parapri krijimit të një situate të favorshme për veten që nëse Lëvizja Vetëvendosje do të arrinte t’i kishte 41 deputetë dhe në këtë situatë do të prishej loja për presidentin. Pra, me një gur i vret dy zogj. Në njërën anë e eliminon Vjosa Osmanin totalisht nga skena politike duke e paskandiduar për presidente – kjo është absurde sepse nuk janë zgjedhje për president – dhe në anën tjetër duke u viktimizuar e krijon edhe një kauzë tjetër sikur “Pronto” nuk e ka lënë të kandidojë dhe se duhet të luftojë kundër shtetit të kapur për të arritur atë 51 përqindëshin meqë sondazhet e fundit tregojnë se nuk është përtej”.

Paçarizi ka thënë se forcat politike kanë filluar të balancohen edhe për shkak të mobilizimit të partive të tjera, por jo deri në atë masë sa ta rrezikojnë fitoren e Vetëvendosjes.


Share

Komente