January 13, 2022

Rrahmani: Ndaj Leicester një ndeshje e veçantë

Shpërndaje lajmin

Sa e rëndësishme është për ju që të luani një ndeshje kaq vendimtare te Maradona? Në një konferencë për shtyp në prag të Ligës së Evropës ndaj Leicesterit, edhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, i është përgjigjur kësaj pyetjeje.

“Është një ndeshje e veçantë, të gjithë ëndërrojnë të luajnë këto ndeshje dhe këtu mund të shihni lojtarët e vërtetë, të cilët kanë karakter.

Janë gjithmonë ndeshje speciale, këto 90′ mund të vendosin fatin e dy skuadrave. Është një ndeshje speciale, duhet të hyjmë në fushë gati për të dhënë gjithçka”./h.ll/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *