RrBDShZ ndihmon financiarisht familjen Ademaj që humbi dy anëtarë nga vërshimet

0
Shpërndaje lajmin

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër ka ndihmuar familjen Ademaj nga Peja me 3000 euro. 

RrBDShZ thotë se kjo bëhet me qëllim të lehtësimit të dhimbjes së familjes që humbi dy anëtarë nga vërshimet, Mirsadën 26 vjeçare dhe Dinonin, 5 vjeçar. 

“Me rastin e vërshimeve katastrofike në Pejë ku humbën jetën dy anëtarë të familjes Ademaj, Mirsada 26 vjeçare dhe i biri Dioni 5 vjeçarë, i shprehim ngushëllime të sinçerta familjes Ademaj dhe të gjithë qytetarëve të Pejës e të mbarë Kosovës! Të lënduarve në këtë tragjedi ju urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë! Me këtë rast, Bordi drejtues i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër mori vendim të ndihmojë familjen Ademaj me një shumë prej 3000 Euro, për t’ia zbutur sadopak dëmin material që pësoi kjo familje, përveq tragjedisë familjare! Shuma prej 3000 Euro do ti dorëzohet personalisht kryefamiljarit të familjes Ademaj në Pejë brenda dy ditëve në vijim”, bën të ditur RrBDShZ, përcjell albinfon.ch. 

Tutje bordi bën apel që sa më shpejt të punohet në sanimin e dëmeve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *