November 28, 2021

Rrëfehet dëshmitari që i mbijetoi tragjedisë në Bullgari

Shpërndaje lajmin

Një nga të mbijetuarit e aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari ka treguar tmerrin që ka përjetuar pasi tha se nuk ka fjetur dhe ka parë gjithë ngjarjen me sy.

“Rasti ka ndodhur ka ora 2 i natës. I vetmi person që kam qenë zgjuar. Nuk kam fjetur dhe krejt rastin e kam parë me sy. Unë isha në këtë pjesën e majtë të autoubusit edhe e kam parë kur shkojke në anën e djathtë autobusi drejt bankina por nuk munda të lëshoj zë. Goditi bankinën dhe u bë një zhurmë e madhe. Të fejuarën e kapa. Filloi panikë e madhe. Autobusi u ndal. U bë krejt tym aty unë për fat të mirë e kam marrë at çekiçin e kam thyer xhamin. Kanë zbritur disa persona pastaj edhe e fejuara ime. E kapa dhe e dërgova më larg 20 metra pasi u frikësova nga një shpërthim i mundshëm. Nuk ka pasur shumë trafik. Shoferët janë ndërruar nga Stambolli deri këtu. Nuk mund të them se nuk kanë bërë pauza”, tha ai për T7.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *