Rrëfehet Gjon Muharremaj: Shumë njerëz më shanin

Shpërndaje lajmin

Ai u shpreh se ka shumë bullizëm në rrjete sociale dhe se kjo i dëmton fëmijët, duke theksuar se televizioni nuk është një lojë për të vegjlit.
Gjoni tregoi një prej eksperiencave të pakëndshme kur ishte akoma i vogël dhe pas pjesëmarrjes në “Albania’s Got Talent” kishte njerëz që e ofendonin në Facebook.
“Gjithmonë them çfarë pritje ke ti, se kur është lojë është lojë, por prindërit thonë do ta bëj star fëmijën por nuk punon, nuk bën, se industria është ndryshe. Jo mos e ço fëmijën aty se nuk e paske kuptuar se është lojë, se është me bo karrierë, jo, por kur e kupton lojën po. Po shoh akoma më shumë fëmijë që kanë probleme me rrjete sociale, njerëzit i shajnë. Me e kuptu që fëmijë një gjë aq të keqe që të vjen në fytyrë, është shumë e komplikuar. Mbaj mend kur bëra ‘Albania’s Got Talent’ kam pasur njerëz që më shanin çdo ditë në Facebook. Mami e ka pas një Facebook edhe më thoshte mos e prek kurrë, se është puna ime se na shkuan ndonjë producent. Mbaj mend që e kam hap një herë , kishte aq shumë njerëz që më kishin shajt, që nuk e kuptova me të vërtetë pse, se unë nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam shajt njeri, por do të ketë gjithmonë njerëz kështu, prandaj duhet të jesh i përgatitur. Të jesh  në emision në televizion sot është e komplikuar. Të jetë një lojë për një fëmijë, është shumë serioze”, tha Gjoni në një emision në Tch, transmeton Albinfo.ch.
Gjoni është këngëtar dhe kompozitor shqiptar, i cili ka lindur dhe ndërtuar karrierën e tij në Zvicër.
Ai arriti të përfaqësonte Zvicrën në Eurovision Song Contest 2020 me këngën ” Répondez-moi ” përpara anulimit të konkursit për shkak të pandemisë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.