September 25, 2021

Rrëfehet Vali Corleone pasi del nga burgu: Gardianët m’i lanë çelësat, unë e di kur mbaron COVID-19 (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

King Valentino Corleone, i njohur ndryshe si ‘Vali Corleone’, ishte dënuar me 5,200 euro gjobë pasi u kap me armë pa leje. Në një intervistë për “Express Rozë”, ai tregoi se si kishte kaluar gjatë paraburgimit dhe arsyen përse kishte kokainë në shtëpi.

Ai tregoi edhe se e dinte kohën kur mbaronte pandemia e koronavirusit, por u shpreh se nuk mund ta tregonte.

“+Kam pasur një uzi me 5 karikatorë. Është e vërtetë që kam pasur pak kokainë. E kam pasur për masën time të famshme të familjes mafioze Corleone. Po elementet kolumbiane i kam kaluar herët. Unë me uzi shkojë në shkollë, në klas të shtatë.

Salutë për të burgosit, gardianët. Më thoshin “o king”. Gardianët mi lanë çelësat “a po don me dalë”, më thanë ne futemi brenda veç ti me dalë. Kështu që nuk di. Sot në mëngjes, maca ime, rracë leopardi, kushton 20 mijë dollarë. I ishin afruar 7 qen.

Po bënte luftë. Po të ishin 2-3 i kishte mbytë. Kur dola 7 qentë u desh me i rehatu. E di kur mbaron pandemia e koronavirusit, po nuk muj me tregu,” -tha ai.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *