October 18, 2021

Rrëfeu emocionet e përballjes me të pas 10 vitesh, deklarata e Canës për ish-in që i mungon në vitin e shtatë të martesës, revolton gruan italiane

Shpërndaje lajmin

Ish-kapiteni i skuadrës kombëtare të Shqipërisë, Lorik Cana, zgjodhi ngjyrat perfekte për të tërhequr vëmendjen dhe si asnjëherë tjetër trembi ndjekësit e tij me një deklaratë aspak të zakontë për një burrë të martuar në vitin e shtatë të martesës.

Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pashë ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje, ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon!”, shkruan Loriku.

Por kjo deklaratë është pritur jo mirë nga bashkëshortja e tij italiane, Monica Ercoli. Kështu nuk vonoi shumë, dhe si për të zbutur atë që tha, Loriku bëri një postim tjetër, por, për hir të së vërtetës, jo shumë ndjekës e besuan.

Dhe kur të gjithë pritën të shihnin në story-n pasardhës ndonjë reagim të Monikës apo çfarëdo gjëje, Loriku na tregoi se ish e dashura ishte makina e tij e vjetër.

Sipas komentuesve, për këtë postim të dytë Loriku bëri një gjetje të shpejtë, për të shpëtuar nga kërkesa e llogarisë që i bëri bashkëshortja, Monica, e cila, sipas komentuesve, është revoltuar jo pak.

 

Kujtojmë që Lorik Cana i dha fund beqarisë plot shtatë vite më parë me Monica Ercolin. Në këtë ditë speciale për çiftin, para një viti Monica zgjodhi të ndante me ndjekësit momentet më të bukura të ceremonisë me anë të disa videove në ‘Instastory’.

 

Që nga momenti i altarit ku Monicën e shoqëronte i ati e deri te festa deri në orët e para të mëngjesit, Ercoli solli një nga panoramat më të bukura të ditës së saj më të veçantë. Kujtojmë se momentalisht, Loriku dhe Monica janë prindër të dy fëmijëve, djalit të madh të quajtur Boiken dhe vajzës së vogël, Enkeleida.

 

Që nga ai moment, Loriku ka shijuar prindërimin në Itali, aty ku ndodhet së bashku me familjen e tij, megjithatë mes pozave e momenteve të ndara me ndjekësit, një detaj nuk ka ndryshuar. Edhe në foton e fundit ku ka shijuar kohën me të bijën në qytetin e tij të preferuar, Romën, nuk e ka zbuluar sërish pamjen e saj.

Baba me Qikë kanë dal me shëtit!!! Nella piu bella citta del Mondo Eternal Rome”, shkruante Loriku krah fotos me Enkelejdën në krahët e tij.

Ndërkohë që u shpall babai më seksi nga mediat online, kujtojmë që me fotot e publikuara 12 vite më parë, do të mendonim se Lorik Cana ishte një model dhe jo futbollist.

Ndonëse koha kalon, ish-kapiteni i skuadrës së futbollit të Shqipërisë, Lorik Cana, vazhdon të mbetet një nga djemtë më simpatikë të “showbiz”-it shqiptar.
Loriku u kthye mbi një dekadë pas në kohë dhe publikoi një foto të tij bardhezi, të shkrepur nga fotografi i njohur shqiptar, Fadil Berisha.

2009, fotografuar nga më i miri”, shkruante Cana krah fotos, ku nuk kanë munguar pëlqimet e shumta nga ndjekësit e tij, për shkak të tipareve mjaft tërheqëse.

Edhe sot, Loriku vazhdon të mbetet ndër meshkujt më simpatikë shqiptarë dhe këtë fakt e kanë provuar herë pas here të gjithë ndjekësit e tij.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *