Rrëfimi për sekretaren, si ishte të punosh me Albright në Rambuje?

Shpërndaje lajmin

Juristja Gjyljeta Mushkolaj ka rrëfyer për punën që e ka bërë me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright në Rambuje, shkruan Gazeta Express.
Në emisionin “Frontal” në T7, Mushkolaj ka thënë se Albright ka pasur një qasje ndryshe për paqen.
Ajo tregoi edhe për fillimin e bashkëpunimit me Albright.
“Unë kam filluar bashkëpunimin me sekretaren e shtetit kur kam filluar që të punojë atëherë në Qendrën Amerikane si bashkëpunëtorja e parë kosovare me Qeverinë Amerikane në kohën kur ka qenë hapur Zyra amerikane në Prishtinë. Ajo zyre ka qenë një përpjekje shumë e gjatë, me decenie e shqiptarëve në Amerikë dhe me përpjekje të pamohueshme të Eliot Engel për t’u hapur ajo zyre që u hap në vitin 1996”, ka thënë ajo.
Ajo tregoi se si gjatë kohës sa punonte në atë zyre, ShBA-të e kishin hartuar një program për bashkëpunim ndëruniversitar në Kosovë.
“Unë e kam pasur fatin që pas hapjes së zyrës të isha punëtorja e parë aty dhe detyrat e mija të para ishin detyra që kishin të bënin me këmbim universitar. Edhe në atë kohë, edhe pse punonim në shtëpi, SHBA-të kanë pas punuar një program të rëndësishëm për bashkëpunim ndëruniversitar. Gjatë punës atje situata në Kosovë filloi të përkeqësohej me agresion sistematik serbë. Në vitin 1997 veçse luftimet dhe aksionet guerile të UÇK-së ishin intensifikuar dhe përgjigja serbe ishte tejet brutale kryesisht ndaj popullatës civile”, tha ajo.
Mushkolaj e përshkroi Albrightin si personalitet human dhe të afërt me bashkëbiseduesit.
“Sekretarja Albright si personalitet që kanë pasur mundësi ta shohim në disa vizita e kanë parë që është person jo vetëm që ka personalitet human por është edhe e afërt edhe që i respekton bashkëbiseduesit ndonjëherë. Ajo dukshëm punonte për Kosovën”, tha ajo. /Expres

Leave a Reply

Your email address will not be published.