Rrëfimi prekës i gazetares: Shtëpia ime është bombarduar e djegur nga Serbia

0
Shpërndaje lajmin

Gazetarja Alba Alishani emocionoi studion e “Now me Erla Mëhillin” me rrëfimin e saj prekës.
Ajo tregoi kujtimet e saj të tmerrshme nga koha kur Serbia ka bombarduar dhe djegur shtëpinë e saj.
“Nuk fillon dhe mbaron te familjet e këtyre njerëzve që sot po përballen me drejtësinë. Kjo është një peshë që rëndon për secilën prej familjeve tona, duke nisur nga unë, nga familja ime dhe besoj secila familje në Kosovë ndjen dhimbje dhe nuk ka aspak krenari, as të flasë për këto fakte të dhimbshme të cilat po na prezantohen sot, nëse do të vërtetohen deri në fund. Nuk do të jetë kënaqësi as të dëgjojmë dëshmitarët, qofshin të sajuar, qofshin prova të fabrikuara sepse flasim për një luftë të cilën ne e kemi jetuar tragjikisht mbi kurriz, nga e cila kemi viktima, nga e cila kemi vuajtur dhe jemi endur rrugëve të botës pa e ditur nëse një ditë do të kthehemi në shtëpitë tona.
Shtëpia ime është bombarduar dhe djegur dhe kur e kemi kthyer shpinën me familjarët e mi nuk e kemi ditur nëse do të riktheheshim sërish për ta parë edhe njëherë kështu që i gjithë ky proces është një dhimbje e jashtëzakonshme, është një dhimbje t’i shohësh në bangën e të akuzuarve,” – u shpreh Alishani.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Rama: Gjykata do dënojë ish-komandantët e UÇK pa prova për të mbrojtur nderin e vet
Ish anëtari i UÇK: Raporti jo i Dick Marty, u hartua nga prokurorët serbë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *